Komisioni Europian ka prezantuar sot, paketën globale të investimeve “Global Gateway”, e cila mendohet se do të jetë një konkurrente e paketës “Belt and Road”, të prezantuar nga Kina më parë.
Në fillim të prezantimit të kësaj pakete ka marrë fjalën komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi i cili ka thënë se lidhja globale për BE-në fillon me fqinjësinë e saj dhë këtu ku fqinjësia është më e fortë duhen hedhur bazat për një lidhje të mëtejshme globale.
Ai tha se KE i ka krijuar mjetet për këtë gjë nëpërmjet “Global Gateway”, e cila sipas tij do lidhi këto rajone me Europën brenda mandatit ekzisten të KE.
“Ne kemi krijuar mjetet. Planet Ekonomike dhe Investuese që kemi nisur së fundmi për Ballkanin Perëndimor, Fqinjësinë Lindore dhe Jugore janë ndërtuar të gjitha rreth lidhjes.
Lidhje me Evropën, lidhje brenda këtyre rajoneve. Të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, këto plane do të fillojnë të ofrojnë Strategjinë Globale Gateway në rajonet tona fqinje ende brenda mandatit të këtij Komisioni.
Global Gateway do të shpërndahet së bashku me Shtetet Anëtare, me partnerët tanë përfitues dhe me partnerët ndërkombëtarë. Porta Globale duhet të ndryshojë realitetet e ashpra në terren: njerëzit, mallrat, shërbimet, energjia do të lëvizin shumë më shpejt dhe shumë më lirë”, tha ai.
Sipas Europa.eu, kjo paketë synon të grumbullojë një financim prej 300 miliard eurosh për projekte globale nga 2021 në 2027 dhe në bazë të saj ka një sërë projektesh ndërlidhëse në fushën e infrastrukturës, transportit, enegjisë, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, përmirësimin e sigurisë shëndetësore.
Një pjesë e këtij plani global është dhe plani ekonomik dhe i investime për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliard eurosh, që përbën një të tretën e prodhimit kombêtar bruto të gjithë rajonit dhe që do ofrohet ne grante dhe hua branda 7 viteve.
“Më lejoni të jap disa shembuj të asaj që Global Gataway sjell për fqinjët tanë nëpërmjet Planeve Ekonomike dhe Investimeve: Për Ballkanin Perëndimor, Plani përcakton një paketë të konsiderueshme investimesh prej gati 30 miliardë eurosh një e treta e PBB-së së rajonit – në grante dhe hua gjatë shtatë viteve të ardhshme.
Ky Plan përfshin lidhjen e transportit në hekurudhë dhe në rrugë që synon të lidhë të gjitha kryeqytetet e rajonit me njëri-tjetrin dhe me BE-në, për shembull Autostradën e Paqes ose Autostradën Blu. Dhe nëpërmjet lidhjes së re të energjisë, ne mund ta heqim me shpejtësi qymyrin si burimin kryesor të energjisë. Duke shkuar përtej Ballkanit Perëndimor, në Turqi, do të përfundojmë Linjën Hekurudhore Halkali-Kapikule“, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Europën lindore do të mobilizojë investime deri në 17 miliardë euro në të gjithë sektorët e politikave. dhe kjo projekte të lidhjes dixhitale, të tilla si vendosja e kabllove me fibra optike nën Detin e Zi, e kabllove elektrike që lidh Gjeorgjinë dhe Kaukazin me BE-në ose zhvillimin e infrastrukturës me brez të gjerë me shpejtësi të lartë kure për jugun do të jepeshin 30 miliardë euro investime.
“Për fqinjësinë jugore do të mobilizojmë deri në 30 miliardë euro investime publike dhe private. Kjo përfshin krijimin e kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër dhe lidhjen e tyre me tregun evropian të energjisë, si burime të reja dhe të besueshme të energjisë”, tha ai.
Oliver Varhelyi tha se vetem Europa mund ta sillte këtë lidhje kaq të rëndësishme duke garantuar më pas stabilitet, zhvillim dhe siguri.
“Më lejoni të përfundoj duke përsëritur se lidhja është lidhja e shpëtimit midis Evropës dhe fqinjëve tanë. Një litar shpëtimi që ka nevojë për zgjerim për të lejuar që rajoni ynë më i gjerë të rritet në siguri, stabilitet dhe prosperitet. Vetëm Evropa mund ta ofrojë këtë dhe vetëm Evropa mund ta bëjë këtë”, përfundoi ai fjalën e tij.
Bashkimi Europian do të mobilizojë 300 miliardë euro (340 miliardë dollarë) në investime publike dhe private në infrastrukturë deri në vitin 2027 për t’u ofruar vendeve në zhvillim një alternativë ndaj programit masiv të Kinës “Një brez dhe një rrugë”. Projekti “Global Gateway” i BE-së i zbuluar të mërkurën përshkruan shpenzimet për projektet dixhitale, transportin, energjinë dhe shëndetin. Dhe ndërsa propozimi nuk e përmend drejtpërdrejt Kinën, ai ofron një kundërvënie ndaj planit të zhvillimit të jashtëm të Pekinit që kritikët thonë se i ka shtyrë vendet në nivele të paqëndrueshme të borxhit.