Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes analistëve Andi Bushati dhe Preç Zogaj, lidhur me standardin e zgjedhjeve.
Bushati tha se zgjedhjet nuk plotësojnë asnjë standard dhe se ato janë diktuar nga krimi i organizuar.
Debati:
Andi Bushati: Palaçot e SPAK kanë qenë duke i përgjuar Troplinë. Opozita thoshte që ata po vjedhin vota dhe asgjë… Suel Çela blinte vota dhe galloftët e SPAK nuk panë gjë. Këtu idiotët e dobishëm të rgjimit thonë zgjedhje kishte por ka pak faj Saliu.
Këtu është bërë masakër. Po të doni, merrni vende pune dhe ndani lek, por të thuash që pati zgjedhje, këtë legenllëk nuk e pranoj dot më.
Nëse ti Preç ke qenë në shtrat me bandat, mund të mos i kesh parë, por bandat këtu janë sheshit. E lexove ti dosjen e Troplinëve? Njerëz që sjellin paratë e krimit në Shqipëri, marrin leje nga Rama, akuzohen nga opozita që po vjedh zgjedhjet. Të njëjtët…. Edhe Çyrbja vajti në burg, por pasi vajti si njeriu bandave në listën e PS. Nëse dy banditë në Elbasan caktojnë atë gocën, që të vendosë lejet e ndërtimit….
Preç Zogaj: Atë të bandave mbaje për vete, nuk kam ndejtur kurrë në jetën time.
Andi Bushati: Aq më keq që i mbron sot.
Preç Zogaj: Kanë ushtruar
Andi Bushati: Kanë ushtruar një mut. Intelektualisht duhet të të vijë ty turp, kur sheh…
Preç Zogaj: Nuk jam ekstremist.
Andi Bushati: Kur sheh raste të tëra ku njerëzve ju jepen lek dhe u merret vota, dhe nuk ndërhyn SPAK dhe policia, atëherë ky quhet mashtrim intelektualisht.
Preç Zogaj: Unë kam denoncuar me emra, por të dëgjoj fiction si puna jote. Nuk ke fakte.
Andi Bushati: Po flas me fakte.
Preç Zogaj: Ti ofendon një milionë e 600 mijë njerëz.