Reperi Stresi ka ndarë sot në Instagram një deklaratë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Në mesazhin e tij, ai ka thumbuar persona që ende nuk dihen, duke shkruar:

“A keni sedër, karakter, gjak? Në vend që t’ju vijë ju turp, na vjen sepse keni marrë për gra dashnoret tona.”

Postimi i reperit u bë shpejt viral, duke konfuzuar fansat dhe ndjekësit e tij. Shumë prej tyre nisën të spekulojnë se kujt mund t’i drejtohej ky mesazh dhe çfarë historie mund të fshihej pas tij.

Megjithatë, vetëm pak minuta pas publikimit, Stresi vendosi ta fshijë postimin.

Image