Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama i ka zgjedhur dy kandidatet që do të votojnë për Presidente të ardhshme të vendit.
Sipas tij, edhe në qarqet e Partisë Socialiste është pranuar se kandidatet për Presidente do të jenë Valdete Sala dhe Vali Bizhga, të cilat kanë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.
Dihet tashmë që presidenti i ri do të jetë një femër. Në mos Valdete Sala, Vali Bizhga apo ndonjë zonjë tjetër. E pranojnë në të gjitha qarqet edhe vetë PS”, tha Këlliçi.