Nga Erion Murataj

Ajo që ndodhi sot në Peqin nuk është thjesht një vrasje .

Nëse do ishte e tillë do të më trondiste për aq sa do përfaqësonte. Sot në Peqin ra sistemi i burgjeve, sot në Peqin u ç’bë hapja b…. e mega operacineve dhe zbulimeve të policisë së shtetit .

Asgjë nuk e justifikon sot ngjarjen e Peqinit. Shteti është ortak në krim. Shteti është bashkëpunëtori i parë dhe pjesë e një strukture që të vret dhe në burg. S’ka më dyshime për këdo penalist apo oficer që ngjarja e Peqinit i ka ulur poturet si strukturave të parandalimit dhe sistemit penitenciar në Shqipëri .

Por kjo nuk është e gjitha. Peqini është precedenti se mund të vrasësh dhe në burg . Uroj që vullneti politik të tejkaloj tallavanë e akuzave dhe të gjejnë mënyrën si do dilet nga spiralja e frikshme që startoi sot në Peqin.

Krimi më i rëndë do të jetë nëse Peqini do përdoret për flakadanë duke bërë kurban të tjerë të dënuar në vend që që të bëj kurban Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën.

Në çdo rast precedenti Peqin duhet eleminuar.