Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Ukrainës Volodymyr Zelensky është i mundshëm, por vetëm nëse merren parasysh kushtet e vendosura nga Rusia.
Kështu është shprehur sot presidentja e Këshillit të Federatës Ruse (Senati), Valentina Matviyenko.
“Sa i përket takimit që Zelensky kërkon kaq shumë, sigurisht që një takim i tillë mund të bëhet. Pse jo? Por një takim i tillë duhet të përgatitet në mënyrë thelbësore; dhe nëse ukrainasit dhe rusët bien dakord dhe me një dokument përfundimtar. Për një takim me një dokument përfundimtar, foli edhe presidenti ynë, jemi gati. Është e kotë të bësh takime për të dhënë shpresë dhe për të mos marrë rezultate.”