Është shoqëruar me debate sot seanca e Komisionit të Sigurisë, ku i pranishëm ka qenë kreu i AMP Ardi Veliu. Deputeti i PD Ervin Salianji ka kërkuar shtyrje të mbledhjes ndërsa Flamur Noka shtoi se “refuzojmë që një titullar kriminel të na raportojë”.

Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

Më tej Ardi Veliu ka bërë edhe nje prezantim sa I takon projekt buxhetit të AMP.

Ardi Veliu: Krahas rritjes së numrit në strukturë, kjo shoqërohet edhe me investime, jo vetem rritjes së personelit. Falë edhe mbështetjes së Ministrisë së Brendshme, ka një rritje dhe përmirësim të madh dhe nëse ne do ndalemi në zëra konkret. Është rritur në 170 numri i punonjësve. Një zë të rëndësishëm në buxhet zë ai i investimeve, ka 4 fishim në krahasim me një vit më parë. Konsistojnë në disa investime thelbësore, jo vetëm akomodim të hapësirave të AMP por edhe rrjeteve dhe sitemeve që AMP po aplikon dhe implementon. Do behet nje investim rrenjesor ne IT sa i takon mirembajteve të sistemeve.