Nga Erion Murataj!
Struktura më elitare e spektërmbajtësit janë më të zellshmit, më të palodhurit e njëkohësisht më të sakrifikuarit në kohë fushate.
Dikur thuhej komunisti është i pari në sakrifica e i fundit në përfitime!
S’ka asnjë dyshim që me orientim nga poshtë e propozim nga larte “ATA” flasin me kopetencë për çdo sektor gjatë 30 ditëve çdo dy vite.
Gjithashtu s’ka asnjë dyshim që për disa janë aq bindës , saqë u’a japin me qef votën se helbete co çdo të bëhen.
Booom!
Fitore dhe këngë vetëm “Përpara”.
Fal rolit të aktivit që ka përballë popullit patronazhisti/ja apo aktivisti/ja , objektivi me frymë të lartë revolucionare u arrit.
Lihen ca ditë për pushime dhe më shpresë pritet se ço çdo të bëhet patronazhisti/ja apo aktivisti/ja.
Vjen pas një muaji ajo përgjigjia: ” Ja prit vlla e motër ç’ke ti se struktura, se partia.. etj etj.
Nejse kalon kjo pjesë se janë mësuar të mbajnë traun e rëndë të halleve.
E kështu kalon 1 muaj 2,3,4,5,6.
Të kuptohemi nuk më dhimbset as patronazhisti/ja apo aktivisti/ja .
Por bie fjala në Bashkinë e Elbasanit diskutohet buxheti e kjo tradita e buxhetimit me pjesmarje mua më pëlqen shumë, por çuditërisht e pse ngarkesa e traut është lehtësuar nuk duket gjekundi as patronazhisti/ja apo aktivisti/ja.
Gjithë ajo dashuri për popullin për të ardhmen për partinë për shokun Koli dhe roli i aktivit në fushatë befas shuhet.
Po këtë ,patronazhistin/en apo aktivistin/en e sheh ulur në ndonjë karrige buxhetimi me pjesmarrje sa për të mbushur numrin në rradhë si “pasiv”, e kur karriget janë shpërndara në 2-3 takime me orare të afërta i shikon këta patronazhist/e ulur në një karrige të kthyer përmbys që t’i shfrytëzojnë këmbët për të vendosur pikën e rëndesës.
E befas më rikujtohet fushata e pyes me vete!
Ore po këta bënin si hamshor të dashuruar pas popullit e transparencës ç’ne na dolën në rolin e pasivit?
E pakuptueshme derisa takon ndonjërin nga ATA që pret akoma jo pas 6 muajsh por pas 5 vjetësh e të thotë, s’na mbron njeri . Ndonjë tjetër gati në të qarë thotë, partia ka klane se di pse po e bëjnë këtë.
Nejse , buxhetimi pasiv i patronazhistëve në Bashkinë Elbasan po përmbyllet.
E në këtë panoramë dylberi, një gjë është e sigurtë ! Ata që kënduan vetëm “Përpara” duhet të kujdeseshin të mos kishin të tjerë mbrapa.😉