Erion Murataj PSD

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i akuzuar për grabitje të përsëritura dhe në bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve, falsifikim dhe shkelje të ligjit për substancat narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.

Siç njoftoi Policia Greke, në kuadër të hetimeve pas grabitjeve të përsëritura në zonat e Atikës, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shqiptarit.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, efektivët e policisë kanë pikasur 37-vjeçarin duke drejtuar një automjet dhe në momentin që ka tentuar të hyjë në një hotel në zonën e Glyfadës, e kanë ndaluar.

Sipas ELAS-it, 37-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të arratiset duke kërcënuar policët me një armë plastike.