Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën e Paskuqanit, Tiranë.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër, me qëllim për të kërcënuar dhe frikësuar vëllain e tij.
Mazllam Marku rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal, pasi ka kundërshtuar një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, shtetasi Adem Marku, 63-vjeç, pasi ka dhunuar vajzën e 61-vjeçarit.
Sakaq, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e këtij të fundit armën e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.