Një burrë, i cili kërceu para të dashurës së tij me të brendshme grash në një hotel në Tajlandë, rrezikon të dënohet me 5 vite burgim.

Paul Denino, i njohur ndryshe si Ice Poseidon në rrjetet sociale, ku publikon video të tij nëpër aventura të ndryshme, kësaj radhe është futur në telashe. Më 28 qershor, u fut “live” në Kick duke kërcyer në festën e organizuar në hotelin ku po qëndronin.

Menjëherë, pasi mbaroi kërcimin e tij me të brendshme grash, Denino dhe disa nga miqtë e tij u arrestuan menjëherë dhe u paralajmëruan se marrëzia mund t’u kushtonte shumë. Konkretisht, deri në 5 vjet burg në vendin aziatik. Që nga dita e sipërpërmendur, ai mbetet i arrestuar, duke dhënë përditësime mbi statusin e tij në Discord, ndërsa parashikon se ai mund të ngecë në Tajlandë deri në gjyqin e tij, i cili do të mbarojë në 2024.

Ai është akuzuar për “shpërndarje të përmbajtjeve të turpshme”, duke siguruar gjithashtu se veshja e të dashurës së tij ishte “problem”, pasi ishte shumë sugjestionuese.