Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të portit të Durrësit, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se një kërkesë e tillë e opozitës nuk mund të miratohet.
Çuçi tha se opozita e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur kjo e fundit që të shprehet. Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
“Ne kurrë s’kemi thënë që jemi kundër komisioneve hetimore. Kur ju i bëni komisionet hetimore me objektin e duhur janë miratuar. Pak a shumë ishin shteruese argumentet e grupit tonë parlamentar. Por dua të shtoj se sa herë që lexoj kërkesën me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi në limitet e punës se këtij parlamenti.
Në pjesën e fushatës parlamenti nuk mund te funksionoje. Më duket e vonuar se mund ta kishit bere me përpara këtë komision nëse do ta donit. Me duket e shpejtuar se jemi përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Te presim njëherë Gjykatën Kushtetuese se çdo të thotë për këtë çështje.
Ju keni kërkuar shfuqizim të të gjithë korpusit ligjor për çështjen e portit të Durrësit ne Gjykatën Kushtetuese. Te paktën sot në nuk mund të marrim një vendim për ngritjen e një komisioni të tillë hetimor pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi.
Top Channel