Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me marrjen ne pyetje të dëshmitarëve që lidhen me aferën e inceneratorëve. PD ka kërkuar që të dëshmojë kushdo ashtu siç ndodhi në rastin e komisionit hetimor për 21 janarin.

Sipas Jorida Tabakut mazhoranca po bën zhurmuesin duke penguar në këtë mënyrë dëshmitarët në lidhje me dëshminë e tyre.

Deputetët socialistë u shprehën se nuk mund të merren dëshmitë e personave që kanë dhënë dëshmi në SPAK, pavarësisht pozicionit të tyre në aferën e inceneratorëve.

Reagimi i PD:

Mazhoranca në Komisionin Hetimor bën zhurmuesin, pengojnë dëshmitarët të japin dëshminë e tyre. Tabaku kërkon dosjen se si u proçedua në Komisionin Hetimor të 21 janarit: Dëshmoi kushdo dhe u dëgjua. Mos u bëni palë me ata që duan të dështojnë Komisionin Hetimor.

Anëtarët e mazhorancës në Komisionit Hetimor teksa tentuan të pengojnë dhënien e dëshmisë së përfaqësueses së Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit Sabina Cenameri, Tabaku argumentoi se Komisioni Hetimor është duke publikuar dosjen dhe duke vendosur dëshmitarët përpara përgjegjësisë ligjore. Faktet dhe provat janë shumë të rënda, tha Tabaku, ndërsa anëtarët e mazhorancës mundohen të bëhen palë dhe të dështojnë punën e Komisionit.

“Ky Kuvend ka një tjetër eksperiencë të ngjashme. Sepse ku ju dëgjoj që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite, çuditem. Ka ndodhur me komisionin hetimor për 21 Janarin ku ka qenë opozita dhe mazhoranca. Ka ardhur të dëshmojë kushdo që ka shkuar përpara prokurorisë, ka ardhur dhe në prokurori. Në qoftë se do të bëhesh palë me ato që duan ta dështojnë këtë komision hetimor, mua më vjen keq por nuk bëhem dot palë. I kërkoj stafit të Kuvendit të na nxjerrin dosjen hetimore të 21 Janarit si është proceduar me personat që kanë qenë në hetim, të paditur, dëshmitarë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për dëshmitarët që të vijnë këtu dhe të flasin”, tha Jorida Tabaku.