Para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, anëtari i këtij forumi, Lisander Hoxha, ka depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Këshillit.

Sipas dokumentit, bëhet fjalë për një platformë për “desorosifikimin” e Partisë Demokratike, si dhe për largimin nga strukturat e partisë të individëve që kanë përfituar tendera nga mazhoranca socialiste.

Në kërkesë theksohet gjithashtu se duhet të merren masa edhe ndaj atyre anëtarëve që, sipas pretendimeve të platformës, kanë përfituar ndihma apo bursa nga fondacioni Soros.

Dokumenti është firmosur nga 17 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, të cilët kërkojnë që platforma të merret në shqyrtim dhe të diskutohet në mbledhjen e sotme.