Elmir Tufa, një nga personat e dyshuar qe ka marrë pjese në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier, rreth 3 vite më parë ka përfunduar me pranga. Tufa është arrestuar në zonën e Fushë Krujës.

Pritet që në vijim policia të japë informacione për arrestimin e Tufës dhe detaje për operacionin e arrestimit te tij. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt 2020, pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier.

Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një pëprlasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, par shkak të përfshirjes së vëllait  të tij, Klementit Kastrati në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Është publikuar momenti i arrestimit të Elmir Tufës nga policia e Tiranës në rrugën Fushë Krujë-Vorë. Ai shihet teksa ka rënë në prangat e policisë në makinën e tij tip ‘BMË’, i veshur me një kostum sportiv dhe me kapuç.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkelzen Kastratit.

Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt të 2021 nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë./abcnews.al