Belinda Balluku: Nuk flitet për konsumator që nuk kanë mundësi, por për ata që nuk kanë kushtet e duhura të kushteve të shtëpisë. Shtëpi jo eficente që ka vonesa me pagesa energjitike. Kështu thuhet në raport. Kemi nisur një fushatë për energjinë dhe eficencës. Pallatet e komunizimit kanë zero kushte të eficencës energjitike. Edhe kushtet e ngrohjes këta konsumator kanë vështirësi për ngrohjen. Të marrësh këtë raport dhe të thuash 40% nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e energjisë është e pavërtetë.
Për sa i përket ndihmës, Shqipëri jep 22 milion e 205 mijë euro. Vendi i dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina. Serbia jep mbështetje 9 milion, Kosova, 4.5 milion. Këto janë shifrat. Pra Shqipëria sot dhe vitet që kanë kaluar, i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milion euro.” tha Balluku.
“Deri në fund të shtatorit, është konsumuar 300 milion nga buxhetet elektrike. 140 milion janë marrë nga buxheti i shtetit. Shifra që kur përmbytej Shqipëri dhe prodhonim 11 terra, dilnim në importe. Por sot megavatori është më shumë se 600 euro. Sektori energjitike është i bazuar me fakte.” tha Balluku.
“Në Shqipëri nuk do aplikohen ndërprerje energjitike dhe kufizime. Kemi më shumë se një vit që i mbrojmë qytetarët dhe duke e ruajtur çmimin nën 9.5 lekë.