Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca do të mbahej për shkak se Berisha ka kërkuar leje për të shkuar në Kuvend.
ABC News mëson se shkak është bërë mungesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Minollai.
Kujtojmë se më 12 Mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese kërkesat rezultonin të pabazuara në ligj e prova.
