Ka dështuar sërish seanca për masë sigurie më të butë ndaj ish ministrit Lefter Koka ne burg për inceneratorin e Elbasanit.
Gjykata e Posaçme shtyu për më datë 11 ora 11:30 shqyrtimin e këkesës për masë më të butë sigurie, se Koka është në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Seanca u shty pasi nuk u paraqitën ekspertët që ishte kërkuar për të paraqitur përballë togave të zeza të GJKKO-së, gjendjen jo të mirë shëndetësore që ata kanë konstatuar për ish ministrin.
Kjo është hera e dytë që seanca për masë më të butë shtyhet. Kujtojmë se një javë më parë avokati i tij mbrojtës paralajmëroi fakte të reja. Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdher të SPAK.
Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit. Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Firit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.