Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për Fredi Belerin.

Beleri e ankimoi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar revokimin apo zëvendësimin e saj, por Apeli i Posaçëm vendosi miratimin e masës së “arrestit me burg”.

Vendimi i Apelit të Posaçëm:

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja DanielaShirka, sot më 26.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 32 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesitDh.A.B.,me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 522, datë 28.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me:Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin nr. 46 datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.