Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së speciliteve në Fier, gjatë orari të tyre të punës. Mësohet se mjekja Erjola Minjo dhe infermierja Erinda Shuli kanë qenë gjatë orati të vizitave kur në mjediset e poliklinikës, dhe pikërisht në dhomën e mjekut ka hyrë shtetësja 28 vjecare Viola Selimaj e cila ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.
Në këtë kohë mjekja dhe infermierja kanë kërkuar që 28 vjecarja të bënte më parë të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të kryer ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej. Një fakt I tillë mesa duket nuk I ka pëlqyer 28 vjecares, e cila ka nisur fillimisht të bërrtasë e të kërkoj me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën.
Duke hasur në këmbënguljen e bluzave të bardha për të respektuar ligjin dhe rregullat e vendosura, 28 vjecarja I ka goditur ato me shkelma e grushta e më pas është larguar nga mjediset e poliklinikës. Fill pas kësaj është njoftuar edhe policia e Fierit ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases Viola Selimaj, 28 vjeçe, banuese në Levan, e cila për motive të dobëta ka goditur shtetaset Erjola Minjo dhe Erinda Shuli, mjeke dhe inferimiere në poliklinikën e Fierit.