Sindikata e QKUK-së në Kosovë do të mbajë protestë simbolike para Qendrës Emergjente të QKUK-së më 21 shtator me kërkesën për rritje pagash.

Përmes një komunikate për shtyp kjo sindikatë kërkon që të rriten pagat për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritjen e investimeve në shëndetësi. Vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate.

“Në mbldhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur me dt 13.09.2022,u vendos që ditën e mërkurë me dt 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat : -Rritje pagash per 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave-Rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit. -Miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga Janari 2023”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e QKUK-së i arsyeton kërkesat për arsye të mosrritjes së pagave që nga viti 2014 dhe krizës ekonomike aktuale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: Për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rrijes ekonomike që nga viti 2014. Rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore”, thuhet tutje.