Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kanë reaguar regjisorë dhe aktorë që kanë qenë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Neritan Liçaj, një nga qëndrestarët e kauzës së teatrit, përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan: “Kam aq shumë për të thënë dhe shkruar sa do të duheshin tre ditë e më tepër…po them vetëm horra uluni në gjunjë dhe kërkoni falje”.

Vendimi

Kushetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta kishte bërë për Teatrin e ri.

Gjykata në vendimin e saj ka shfuqizuar ligjin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, duke e cilësuar “si të papajtueshëm me Kushtetutën”.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit të Teatrit Kombëtar.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.

panorama