Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të dy uniformave blu, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë të rinjtë në zonën e Liqenit në Tiranës.
Siç mësoi Abc, bëhet fjalë për policin e patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe policin bashkiak, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.
Abc mëson se janë dokumentuar 3 raste grabitjeje. Dy efektivët pasi ndalonin të rinjtë u kërkonin shuma parash, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.
Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm./Abcnews.al/