Noka: Rama dhe Xhafaj kërkonin një kurban dhe në ëndrrat e tyre ishte përcaktuar sepse Salianji guxoi që shqiptarëve t’u thoshte të vërtetën për një narkotrafikant të fuqishëm që fshihej as ministrit të brendshëm dhe kryeministrit dhe vijonte trafikun e drogës nga Vlora. Jemi këtu për t’i bërë ballë hordhive të pushtetit. Të hënën më datë 7 ora 18:00 të thërras në Tiranë qytetarët e këtij vendi për të nisur mosbindjen civile si rruga e vetme që kësaj opozite dhe këtij populli për të shpëtuar Shqipërinë, nuk bëhet për asnjë individ të veçantë por për pluralizmin që po vdes, Shqipëria sot është në rrezik më shumë se kurrë.