Foltoren e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha po e zhvillon virtualisht me emigrantët në Amerikë. Ndalur te shpallja e tij “Non Grata”, Berisha hodhi akuza kundrejt amerikanit George Soros.
Berisha tha se shpallja e tij “Non Grata” erdhi sipas tij pasi kërkoi shpalljen “Non Grata” të Soros. Ish-kryeministri u shpreh se “Foltorja” është një nga lëvizjet më pro amerikane që nga 90’.
“Kam dëgjuar se pengkryetari i PD thotë se kjo lëvizje është anti-amerikane se kjo lëvizje është kundër SHBA, unë ju garantoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 90 e deri më sot në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka të normave dhe standardeve që e kanë bërë amerikën mrekullinë e lirisë në botë që ti vendosim në Shqipëri dhe ne do ia dalim. Po bëjmë gjithçka që PD të shndërrohet në forcë të fuqishme konservatore.
Kjo është lëvizje pro Amerikës dhe lirisë. Ka një realitet ka një të vërtetë që s’lidhet aspak me lëvizjen, e vërteta është se me 14 maj jam shpallur non grata nga Antony Blinken por edhe e vërteta është se po më 19 maj i kam drejtuar një letër se ju jeni i keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe Sorosit. 3 ditë më vonë, vetë DASH do pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë OJF e George Sorosit, raportit sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediet e kontrolluara prej tij.
A mund të imagjinoni ju se mund të sulmohet dhe ndëshkohet një njeri sepse duan kundërshtarët e tij sepse shpifin kundërshtarët e tij. Ky është rast unik sepse Berisha si asnjë person tjetër i shpallur non grata shpallet 8 vite pasi kishte dorëzuar çdo fuqi udhëheqëse, shpallet non grata pa patur kurrë asnjë akuzë asnjë pretendim nga asnjë njeri individ apo institucion. E gjithë kjo hakmarrje pse? Sepse unë në 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Sorosit, sepse ai ka derdhur miliona e miliona për rivendosjen e monizmit në Shqipëri, futi në ombrellën e ps të gjitha ojf. Me Soros skam patur kurrë diçka personale por qëndrimet e tij antidemokratike, sepse për mua shkëmbimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës ka qenë antikombëtar, siç është ballkani i hapur“, tha Berisha. be.k/abcnews.