Një ngjarje aspak e hijshme u regjistrua ditën e sotmë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit për vitin 2025. Teksa në sallë ndodheshin të pranishëm banorë të fshatrave Kështjelle dhe Muriqan të bashkisë së Elbasanit pasi më herët antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj kishte propozuar futjen në rend dite diskutimin e problematikave të banorëve të këtyre fshatrave në momentin që Murataj po relatonte dhe po shpjegonte problemet që kanë banorët këshilltarët e PS dhe PD u larguan nga salla duke treguar mungesë respekti ndaj banorëve të cilët i votuan për të qenë zëri i tyre në këshill.
Të indinjuar dhe të fyer nga kjo sjellje e këshilltarëve veçanërisht e këshilltarit Jemin Tata i cili është votuar nga këta banorë për të qenë përfaqësuesi i tyre në këshill bashkiak banorët “shpërthyen” të fyer. Këshilltari i PS Jemin Tata 2 vite më parë trokiti në dyert e këtyre banorëve për tju kërkuar votën ndërsa sot që ata ishin në mbledhje u largua i par inga salla.
Pas daljes nga salla banorët e Kështjellës dhe Muriqanit thanë se ndjeheshin të turpëruar që kanë votuar përfaqësues të tillë të cilët dy vite më parë u betuan si këshilltarë më votat e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët bëhen dëshmitarë se si interesat politike mbizotërojnë mbi ato të qytetarëve. Këshilltari Erion Murataj pas mbledhjes deklaroi se do të vijojë ti mbështesi banorët e fshatrave në sjelljen e problematikave në këshill edhe nëse do të jetë i vetmi zë pro tyre.