NJOFTIM PËR MEDIAN
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2022, thërret mbledhjen e tij të parë në datën 17 Janar 2022 ora 15.00 , në selinë e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo mbledhje do të ketë këtë rend dite:
- Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2022.
- Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2022.