Është zhvilluar këtë të mërkurë Këshillit Kombëtar i Integrimit. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar për përmbushjen e rekomandimeve të BE-së.
Gjatë fjalës së tij ai tha se është dhënë një vendim konfiskimi të pasurisë të një ish-funksionari të lartë, për të cilin bëri me dije se është ish-funksionar i drejtësisë.
“Vëmendje ka marrë identifikimi dhe sekuestrimi i vlerës së produktit veprës penale me qëllim final konfiskimin e pasurive të vëna nga vepra penale e korrupsionit. Janë dhënë katër vendime për sekuestro preventive të pasurisë në kuadër të Kodit Penal, duke shënuar një rritje me 33 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Është dhënë edhe një vendim konfiskimi i pasurisë të një ish-funksionari të lartë, që është ish–funksionari i drejtësisë, pasuri të konsiderueshme. Kjo do të vazhdojë të jetë”, tha ai./abcnews.al/