Janë shkarkuar me shumicë votash në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, anëtarët e kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele dhe që mbështetën nismën e Sali Berishës.
në votim morën pjesën 257 anëtarë nga 479 që ka gjithsej Këshilli Kombëtar i PD-së.
Pro shkarkimit kanë votuar 251 anëtarë ndërsa vetëm 4 të tjerë janë kundër shkarkimit. Vota të pavlefshme janë shpallur vetëm 2.
Të shkarkuarit:
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarë të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
Më herët Këshilli Kombëtar i PD-së, ka miratuar rezolutën e cila u propozua një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku mes të tjerash dënon Kuvendin e Berishës, për të cilën thuhet se është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike.
Sipas rezolutës së miratuar Kuvendi i Berishës është një lëvizje anti-amerikane.
Egnatia news