Veprimtaria e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Elbasan është një model i suksesshëm, shëmbulli i së cilit duhet ndjekur edhe nga bashki të tjera të vendit. Z.Nasip Naço në emër të Komisioni të Sigurisë Kombëtare garantoi mbështetjen për KVSP Elbasan si dhe kërkoi koordinimin për zhvillimin e takimi më të zgjeruar në të ardhmen.
Takimi i rradhës së Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, në prani të Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja ka marrë një vëmëndje më të gjerë ku kanë marrë pjesë Drejtuesi i Prokurorisë Z.Kreshnik Ajazi, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga Z.Nasip Naço si dhe deputetë të qarkut Elbasan.
Pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e tjerë të KVSP si Drejtori i DVP Elbasan Z.Ardian Çipa, Rektori i Universitetit “A.Xhuvani” prof.Skënder Topi, drejtues të institucioneve të tjera vendore dhe përfaqësues të jetës publike, intelektuale, organizatave jo-fitimprurëse etj. Nuk mungoi as këtë herë asistenca dhe bashkëpunimi i afërt nga IDM dhe Z.Sotiraq Hroni.
Në këtë takim u bë një përmbledhje e punës dhe veprimtarisë gjatë këtij viti të KVSP të Bashkisë Elbasan, ku kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi praninë e pjesemarrësve në këtë takim duke e cilësuar si një vlerësim dhe mbështetje për një praktikë të cilën po përpiqemi ta bëjmë të përhershme në Bashkinë Elbasan, atë të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike. Sipas kryebashkiakut ” ky mekanizëm ka si qëllim angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve publikë dhe jo-publik në nivel lokal e më tej, kjo në funksion të parandalimit dhe adresimit të sfidave dhe kërcënimeve të lidhura me sigurinë publike. Aktualisht, KVSP-ja përbëhen nga anëtarë përfaqësues të: Bashkisë; Prokurorisë; Policisë; Institucione publike në nivel lokal; Anëtarë të Këshillit Bashkiak; përfaqësues të shoqërisë civile; Dhomës së tregëtisë; Medias; Bashkësive fetare; Komuniteteve etnike etj.
Gjithashtu, është ngritur Cikli Spiral i Bashkëpunimit të Trekëndëshit Bashki-Prokurori-Polici i cili mundëson përcjelljen dhe adresimin e problematikave të ngritura në KVSP në tryeza të tjera diskutimesh dhe marrjen e masave konkrete.
Ngritja e këtij mekanizmi është shoqëruar me hartimin e planit të veprimit si edhe rregulloren e funksionimit të KVSP-së të cilat mundësojnë gjithëpërfshirjen e komuniteteve vendore dhe adresimin e sfidave të lidhura me sigurisë”. Duke u ndalur tek sfida Llatja shtoi se ” synimi ynë është nxitja e një mjedisi gjithëpërfshirës që lejon: partneritet; bashkëpunim; të kuptuar të përbashkët, të natyrës së kërcënimeve dhe qasjeve më të përshtatshme për t’i adresuar ato.
Shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së jetesës.
Në këtë kontekst, KVSP,
realizon forume të hapura me qytetarët (në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies).
Zhvillon takime periodike me anëtarët e KVSP-së, rrit bashkëpunimin ndërinstitucional.
Koordinon punën me ndërlidhësat komunitarë
Rrit bashkëpunimin dhe parteritetin e saj me aktorë të ndryshëm në nivel lokal, rajonal e ndërkombëtar. Nëpërmjet këtij mekanizmi ne kemi mundësinë që të punojmë mirë në përforcimin e partneritetit me aktorët lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë si p.sh.:
IDM, Grupi Palladium
Strong Cities Netëork,
Forumi i Gruas Tjetër Vizion,QBNF, në Familje për Familjen etj…
Të koordinojmë punën në nivel teknik kjo edhe nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve për t’iu përgjigjur me sa më shumë efikasitet kërcënimeve të ndryshme në drejtim të sigurisë. Mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të tilla si projekti RAYS (i mbështetur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar), është vetëm një nga shembujt se si ne mbështesim të rinjtë që të mos angazhohen në sjellje kriminale. Gjithashtu, investimet e zhvilluara në sport, art, kulturë dhe punësim ndihmojnë në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët.

Gjatë vitit 2021 janë organizuar takime periodike për adresimin e problematikave të lidhura me sigurinë; trajnime me të rinjtë; 2 ditë të hapura me të rinjtë në Bashki dhe Prokurori. Gjithashtu, në vitin 2021 kemi mbyllur edhe fushatën për përzgjedhjen e strukturave komunitarë.
Gjatë vitit 2022, në kuadër të funksionimit të KVSP, janë zhvilluar rreth 16 aktivitete”. Kryeyari i Bashkisë u ndal edhe tek qëllimet e reja duke pohuar se ” kemi qëllim
ngritjen e databazës për KVSP. Zbatimit, vlerësimit dhe monitorimit të aktiviteteve nga të gjithë anëtarët e këshillit të sigurisë vendore.
Zhvillimi i Punës Kërkimore: si, sistemi i matjes së sigurisë në komunitet (SCPA). Vlerësimi i riskut (projekti RAYS)
Publikimi i buletinit të KVSP, hartimi i strategjisë për menaxhimin e riskut. Hartimi i planit strategjik të komunikimit”. Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Elbasan Kreshnik Ajazi theksoi rëndësinë e KVSP jo vetëm si një instrument me anë të së cilit mund të merret perceptimi i publikut mbi performancën e institucioneve të sigurisë në Elbasan, por edhe si një mekanizëm përmes së cilit mund të përcillen shqetësimet reale të publikut mbi fenomene të caktuara kriminale.