Konsiderohet pushteti i 4-rt, pasi media në të gjithë formatet e saj ka vetëm një qëllim , të informojë publikun.

Përgjatë një viti si mediat kombëtare ashtu edhe ato lokale kanë ndjekur shumë çështje të cilat përbëjnë interes për publikun, kryesisht atë të Elbasanit pasi lidhen drejtpërdrejtë me jetën e tyre.

Vazhdimisht gazetaret janë hasur në vështirësi në marrjen e informacioneve sa i takon qeverisjes vendore ku shpesh dyert e tyre janë të mbyllura e në disa raste punonjësit e medias janë përballur edhe me një gjuhë denigruese sidomos nga antarët e këshillit bashkiak të PS Elbasan gjatë kohës kur janë zhvilluar mbledhjet.

Jo për fajin e gazetarëve por për shkak të deklaratave të tij kryesisht në mbledhje komisionesh antari Ilirjan Sadiku është transmetuar nga mediat ashtu siç është shprehur , përgjegjësinë për ato që nxjerr nga goja qartazi e mban vetë edhe pse kjo nuk i pëlqen.

Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklaratë e Sadikut në të cilën ai shprehet me super relata për partinë në të cilën bën pjesë dhe që i dha karrigen e këshilltarit. Transmetimi i deklaratës së tij ashtu siç z.Sadiku u shpreh duket se nuk i ka pëlqyer as vetë atij pasi teksa kanë kaluar disa ditë nga mbledhja e fundit e komisionit hetimor ngritur për të hetuar vdekjen e një puntori të bashkisë Elbasan,  Sadiku bën një kërkesë për të ndaluar mediat të ndjekin mbledhjet e rradhës.

Me sa duket z.Sadiku i di aftësitë e tij në të shprehur, me sa duhet aftësitë e tij i njohin edhe kolegët e tash aftësitë e tij po i njeh edhe Elbasani.

Vlen për ti kujtuar çdo personi që kryen një detyrë si funksionar publik,  se në asnjë mënyrë asnjë punonjës i medias nuk mund të ndalohet të hyjë në mbledhje apo takime në të cilat diskutohen tema që lidhen me jetët e qytetarëve sa kohë nuk cënohet siguria e jetës së qytetarëve apo e kombit.

Të drejtën për informim qytetarëve të Elbasanit nuk ia heq dot as Ilirjan Sadiku e as ndonje tjetër.

Koha kur media censurohej dhe jetët e njerëzve bëheshin pazar me qëllim përfitime vetjake të disa personave ka përfunduar.

Më poshtë mesazhi i këshillit Ilirjan Sadiku dërguar kryetarit të këshillit bashkiak z.Lala