Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas votimit, ka dhënë edhe një prononcim për mediat.
Kurti ka thënë se sot është dita e fjalës së qytetarëve, teksa shton se këtë të dielë Kosova i kthehet popullit.
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme siç do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë që më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur, këtë të dielë i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashurinë për vendin duhet të votojmë.
Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, ka thënë Kurti.
Më herët kanë votuar edhe Enver Hoxhaj nga PDK, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj.
ora tv