Vajza e Vangjel Tavos ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë Veriut.
Lajmi i trishtë është pohuar nga vetë ish-deputeti që një postim në “Facebook”.”Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo.
