Laptopët gaming më të mirë po ndryshojnë vazhdimisht me kalimin e viteve. Prodhuesit kanë filluar të vendosin pajisje tepër të fuqishme në laptopë me strukturë më të hollë dhe lehtësisht të transportueshëm.

Nuk ishte e lehtë përzgjedhja e një Top 3 në këtë kategori, prandaj do të na duhet të përmendim dhe disa pajisje që janë mjaft të mira për gaming si MSI GS76 Stealth, Razer Blade 14, Asus ROG Strix G15 Advantage Edition dhe MSI GE76 Raider.

3. Lenovo Legion 5 Pro ($1,490)

lenovo-legion-5i-pro-front-facing-left-stingray-white-e1620739095423.webp

I renditur në vendin e 3-të në listën e laptopëve më të mirë për vitin 2022 do të jetë Lenovo Legion 5 Pro. Ky është laptopi më i mirë gaming që Lenovo ka krijuar ndonjëherë. Legion 5 ka të përfshirë ekran 16 inç me rezolucion 2560 x 1600 dhe refresh rate 165Hz. Jetëgjatësia e baterisë në këtë laptop është e vetmja anë negative, pasi sipas testimeve ajo konsumohet në 4 orë e 30 minuta, megjithatë Legion 5 karikohet shumë shpejt përmes karikueses 300W.

2. Razer Blade 17 ($2,700)

razer-blade-pro-17-2021-best-of-worlds-mobile.jpg

Në vendin e dytë renditet Razer Blade 17. Është e pabesueshme se si Razer ka arritur të përfshijë një fuqi kaq të madhe në një trup tepër të hollë prej 0.8mm. Ekrani 17 inç i pajisjes ka gjithashtu rezolucion QHD dhe refresh rate 240Hz. Sigurisht Blade 17 është disi i shtrenjtë, por është laptopi që duhet të blini nëse dëshironi më të mirën e më të mirës.

1. Asus ROG Zephyrus G15 ($1,850)

Asus ROG Zephyrus është një ndër laptopët më të lehtë 15 inç në treg, megjithatë kjo nuk do të thotë se performanca e tij lë për të dëshiruar. Ai fuqizohet nga proçesorët më të mirë që AMD dhe Nvidia ofrojnë, dhe përfshin ekranin 1440p dhe me refresh rate 165Hz.

Mirëpo ky laptop nuk është vetëm një performues shumë i mirë në gaming, por ofron kualitet në të gjitha drejtimet, duke nisur që nga speaker-at, tastiera, touchpad dhe përzgjedhja e portave të përfshira.