3 mujori i parë i 2022 ka qenë një periudhë perfekte për kompanitë e ndryshme për të prezantuar projektet e tyre. Për t’ju dhënë një ndihmë, ne kemi vendosur të tregojmë në këtë artikull disa nga lojrat më të mira që janë prezantuar deri më tani gjatë 2022.
Elden Ring
Shumë lojra kanë provuar të rikrijojnë botën eksploruese të The Legend of Zelda: Breath of the Wild, mirëpo Elden Ring është loja e parë që e ka arritur me sukses këtë qëllim. Me një peizazh që kërkon vite që të deshifrohet totalisht, kjo lojë është tepër misterioze dhe tepër shpërblyese.
Destiny 2: The Witch Queen
Destiny ka kaluar shumë vështirësi që nga viti 2014 si prekja nga pandemia apo shitja drejt PlayStation, megjithatë është ende kompetitive në treg. Destiny 2: The Witch King është gjëja më e mirë që i ka ndodhur kësaj serie. Me një fushatë të re, lokacion të ri, armë dhe fuqi të reja Destiny është më tepër argëtuese.
Lost Ark
Dizajni i jashtëzakonshëm dhe role-playing gameplay është e mjaftueshme për të dalluar këtë lojë nga lojrat e tjera të publikuara gjatë vitit 2022. Dhe pse kjo lojë është tepër shpërblyese, zhvilluesi Smilegate RPG premton përmbajtje të reja në fund të lojës dhe klasa të reja në të ardhmen.
Horizon Forbidden West
Loja pasardhëse e Horizon Zero Down është aktualisht një ndër më të mirat e këtij viti. Për të arritur këtë sukses loja ofron shërbimet më të mira të lojës së mëparshme dhe shton armë dhe opsione të reja për argëtimin e lojtarëve. Loja bëhet gjithnjë e më e bukur sa herë ju avanconi në të.
Dying Light 2
First-person parkour dhe gameplay i luftimit janë ndër shërbimet e perfeksionuara të kësaj loje, prandaj sado kohë që të shpenzoni në qytetin e Villedor ju nuk do të mërziteni. Personazhi kryesor evoluon në një personazh mjaft të fortë falë historisë që ndiqet në lojë dhe vendimeve që nuk kanë më kthim pas.