Kjo është për shkak se çdo person dëshiron të bëhet më i mençur, më inteligjent dhe më i fortë.
Por, përmirësimi i një individi nuk mund të ndodh pa ndryshime të dukshme.
Të gjitha transformimet jo vetëm se nuk janë komode, por këto janë tejet të rëndësishme sepse tregojnë se ajo çfarë jeni duke e përjetuar është krejtësisht normale.
Nëse i keni këto shenja të mëposhtme, atëherë kijeni parasysh se janë indikatorë që ju po bëheni person më i mirë:
Ju e gjeni shkaktarin e vërtetë të problemit
Kur filloni ta shikoni rrënjën shkaktare të çdo problemi në vend se ta zgjidhni vetëm përkohësisht, atëherë kjo është indikator se jeni duke u bërë më të pjekur në mënyrën et ë menduarit.
I pranoni gabimet tuaja
Askujt nuk i pëlqen të kërkoj falje, por nëse nuk ndiheni të pranuar t’i pranoni gabimet, atëherë kjo nënkupton se keni evoluar në person më të mirë.
Bëni më shumë pyetje
Gjatë gjithë jetës, ju e bëni të qartë se duhet të dëgjoheni me kujdes. Por, posa ta kuptoni se dëgjimi është më i rëndësishëm sesa të flasësh, atëherë kjo nënkupton se jeni bërë më të mençur.
I zgjedhni me kujdes personat me të cilët e kaloni kohën
Si i ri, ju nuk brengoseni shumë se koha që e shpenzoni me disa njerëz jo vetëm se jua ulë disponimin por edhe ju sjell më shumë negativitet në mendime. Megjithatë, posa të keni filluar t’i zgjedhni me kujdes njerëzit me të cilët pëlqeni ta shpenzoni kohën, atëherë kjo është shenjë se jeni rritur dhe nuk dëshironi të rrini mes njerëzve negativë.
E tregoni të vërtetën
Kur të bëheni më të mençur, ju nuk keni më frikë. Kjo është arsyeja se përse nuk frikësoheni t’ua thoni familjarëve dhe miqve gjërat e vërteta.
Kërkoni ndihmë
Kur e kuptoni se kërkimi i ndihmës gjatë kohës kur jeni në nevojë nuk ju bën inferior ndaj tjerëve, atëherë tregon se jeni bërë më të mençur