Khloe Kardashian është vënë shpesh në qendër të kritikave për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka thyer heshtjen dhe ka folur së fundmi në lidhje me akuzat për fytyrën e saj gjithnjë e në ndryshim.
Kardashian, gjatë një interviste theksoi se spekulimet në lidhje me kirurgjinë plastike e kanë bezdisur gjithmonë atë ndërsa pranoi se ka bërë ndërhyrje. “Për mua, të gjithë thonë. O zoti i madh, asaj i është transformuar fytyra. Por unë kam bërë një operacion në hundë.
Dhe të gjithë mërziten kaq shumë pse nuk flas për të. Askush nuk më pyeti kurrë për hundën time. Ju jeni personi i parë në një intervistë që më ka pyetur ndonjëherë për hundën time.“, tha Khloe duke iu drejtuar moderatorit Andy Cohen. “Unë kam bërë, me siguri, injeksione. Jo në të vërtetë Botox.“, tregoi Khloe. /abcnews.al