Jason Jeong, president i Kia Europe dhe Kia Connect komentoi: “Duke riemërtuar sistemin telematik në Kia Connect ne po e bëjmë të qartë për klientët se shërbimet e reja janë aty për të siguruar një lidhje konsistente midis drejtuesit, makinës dhe ambientit. Duke përfituar nga teknologjitë gjithëpërfshirëse të Kia Connect, klientët mund të shkojnë në udhëtime pa asnjë stres si kurrë më parë.”
Kia Connect mund të aksesohet nga ekrani qendror me prekje i makinës, ku ju mund të përdorni “online navigation”, një shërbim që parashikon nivelin e trafikut në rrugët që ju planifikoni të kaloni, duke i shfaqur përdoruesve një kohë reale të arritjes në destinacion.
Përdoruesit mund të përdorin gjithashtu dhe shërbimin Kia Connect Live Services që përdor një gamë të gjërë të ofruesve më të mirë në treg të të dhënave, duke i dhënë drejtuesve informacion tepër të saktë. Kia Connect Live Services merr të dhëna nga specialistë të ndryshëm për informacionet e trafikut, vendet e parkimit dhe kostot e tyre, vendndodhjen dhe çmimin e pikave të rimbushjeve me karburant dhe karikimin për makinat elektrike dhe parashikimi i motit.
Kia Connect lejon përdoruesit të aksesojnë nga larg informacionet rreth makinës përmes smartphone-it të tyre, si përshembull të dhënat dhe statistikat e udhëtimit, të aksesoni vendondodhjen e makinës dhe nëse e keni kyçur atë, të planifikoni orare të zgjuara për karikimin e makinës, të shikoni nivelin e baterisë në makinën tuaj e shumë shërbime të tjera. Përdoruesit mund të shikojnë dhe të ndërrojnë gjithashtu cilësimet e makinës përmes smartphone-it.
Përmes Kia Connect ju mund të aksesoni shërbimet “last mile navigation” dhe “valet parking mode”. Last mile navigation ndihmon përdoruesit të navigojnë në destinacionin e tyre përmes smartphone-it ndërkohë që makina parkohet duke përdorur Google Maps dhe drejtimin e AR. Më pas ju përdorni aplikacionin për të shkuar drejt makinës. Valet parking mode i mundëson përdoruesve të monitorojnë makinën e tyre nga larg kur po drejtohet nga një person tjetër, duke ju mbajtur të azhornuar me të rejat e fundit.
Kia Connect do të prezantohet në linjën evropiane gjatë muajve në vijim, ndërkohë që aplikacioni do të mund të shkarkohet përmes Google Play dhe App Store.