Këngëtari Luiz Ejlli ka vendosur ti bëjë një rreng Kiara Titos brenda shtëpisë së BBV. Teksa sot pritet që ti propozojë për martesë moderatorja duket se nuk ka kuptuar asgjë nga shakaja e Luizit.

Ky i fundit prej dy ditësh sillet ftohtë ndaj Kiarës , duke bërë që kësaj të fundit t’i lindin dyshime.

Teksa sot e mori vecmas Luizin për të biseduar, Kiara me zë të dridhur i tha Luizit se e kishte marrë malli por teksa priste të njëjtën përgjigje, Luizi ia preu shumë shkurt: Hej zot.

Pavarësisht lojës që po i bën edhe vetë Luizi po e përjeton keq situatën duke thënë shpesh herë se nuk mundet.