Ambadsadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë një foto me miken e saj nga Sheshi Skënderbeu në Tiranë.

Ajo teksa ndan foton shkruan se sa herë vijnë miq nga amerika, i dërgon në Sheshin Skënderbeu për ti treguar historinë dhe këmbënguljen e popullit shqiptar në luftën e tij për liri dhe demokraci.

“Sa herë që vijnë miq amerikanë për të më vizituar në Shqipëri, unë i çoj gjithmonë në Sheshin #Skënderbeu jo vetëm sepse është kaq i gjallë, por sepse tregon historinë e guximit dhe këmbënguljes së popullit shqiptar në luftën e tij për liri dhe demokraci. Gjithashtu na kujton premtimin e pathyeshëm mes dy vendeve tona të mëdha – ju jeni me ne dhe ne jemi me ju! 🇺🇸 🇦🇱”shkrunan Kim në postimin e saj.