Sipas një përgjimi të dalë në internet, krerët e ushtrisë kineze kanë zhvilluar një takim sekret, ku kanë bërë plane për pushtimin e Tajvanit.
Sipas regjistrimit, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë kanë diskutuar se s’i do të arrijnë të pushtojnë Tajvanin, duke mobilizuar 140,000 ushtarë.
Audio, dhe fotografia e realizuar në fshehtësi është bërë nga një shtetas kinez që jeton në ekzil.
“Ne nuk do të hezitojmë, do ta thyejmë pavarësinë e Tajvanit dhe komplotin e fortë të armiqve, do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, dëgjohet të thotë një nga folësit.
Regjistrimi është publikuar nga “Lude Media” një agjenci mediatike e themeluar nga një kinez i lindur dhe me banim në SHBA.
Në regjistrimin e supozuar të takimit, zyrtarët civilë dhe oficerët e lartë diskutojnë planet e mobilizimit.
Mes të pranishmëve thuhet se është gjenerali Zhou He, komandant i Rajonit Ushtarak Guangdong.
Takimi diskuton atë që përshkruhet si tranzicioni nga “Normal në Luftë” dhe forcat e mëdha do të mblidhen kundër Tajvanit.
Udhëheqësve ushtarakë u thuhet se detyra e mobilizimit të rrethit ushtarak Guangzhou përfshin përgatitjen e 140,000 personeli ushtarak për luftë.
Gjithashtu do të ketë 953 anije të llojeve të ndryshme dhe 1653 pajisje fluturuese pa pilot.
Burime të tjera përfshijnë 20 aeroporte dhe porte, ofiçina riparimi dhe ndërtimi anijesh, 14 qendra transferimi emergjent e të tjera.
Sipas një folësi, Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare ka urdhëruar krerët e provincave që të bashkërendojnë sigurimin e 64 anijeve, 38 avionëve dhe 588 makinave të blinduara.
Mosmarrëveshja mes Kinës dhe Tajvanit nis në vitin 1949, kur forcat e mundura në luftën civile kineze u vendosën atje. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe është zotuar ta rimarrë.