Numri e lindjeve ra vitin e kaluar në Kinë , duke shkuar në nivelin më të ulët në 40 vjet, pavarësisht përpjekjeve të regjimit komunist për të bindur familjet që të bëjnë më shumë fëmijë.
Edhe pse kinezët janë lejuar të kenë një fëmijë të dytë që nga viti 2016, dhe tre këtë vit, Pekini po përballet me rrezikun e plakjes së popullsisë dhe rënies së popullsisë aktive.
Pavarësisht pandemisë së Covid-19, e cila detyroi shumë çifte të qëndrojnë në shtëpi në fillim të vitit 2020 , lindshmëria ra ndjeshëm, duke shkuar në 8.52 lindje për 1000 banorë, sipas statistikave të publikuara.
Në vitin 2019 lindshmëria arriti në 10.41 lindje për 1000 banorë.
Stimujt e ofruar nga qeveria duket se nuk prekin familjet, të cilat po përballen me rritjen e kostove të jetesës, veçanërisht kostot e arsimit dhe strehimit.
Numri i martesave ra ndjeshëm vitin e kaluar, duke rënë në nivelin më të ulët në 17 vjet .
Vetëm 8.14 milionë çifte u martuan.