Një tjetër pasuri e rrallë i shtohet Kalasë së Elbasanit.
Nga dhomat e një shtëpie tradicionale në kala zbret në një kishë Katakomb. Objekti është i vogël por me vlera të mëdha dhe mendohet se i përket periudhës bizantine. I frymëzuar dhe i rritur në këtë objekt djali i shtëpisë studioi teologji dhe tashmë promovon këtë vlerë, të Elbasanit.
Kisha me emrin e Shën Kozmait në shekuj ka funksionuar për besimtarët në kohë luftërash e pushtimesh. Ndërsa edhe sot duket se tashmë po tërheq vizitorë e besimtarë të shumtë.
Kisha ortodokse e Shën Kozmait i shtohet pasurive të kalasë e cila numëron dy kisha të tjera dhe një xhami. Kalaja e Elbasanit njihet si një nga vendet simbol të bashkëjetesës fetare.
Top Channel