Hetuesit policor të stacionit policor Veriu në Prishtinë, dje kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Personat e arrestuar:
– I .A mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– N .Z mashkull, 41vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
– Q .G mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ,
– R .S mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– R .S mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Keta persona dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste, të cilat kanë ndodhë në fshatin Slivovë.
Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5000 euro.
Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.