Një person është gjetur i vetëvarur në panelin e dushit në tualetin e shtëpisë.
Burimet policore bëjnë të ditur se Fredi Fekushi 41 vjeç banor në qytetin e Përmetit, është vetëvarur në banesën e tij.
Ka qenë xhaxhai i viktimës ai që ka lajmëruar policinë mbrëmjen e djeshme, teksa e ka gjetur të pajetë nipin e vet ambientet e dushit me litar në qafë.
Fekushi jetonte i vetëm në banesë në lagjen Mejden. Burime nga vendngjarja konfirmojne se 41 vjeçari kishte ditë që nuk konsumonte ushqim. Ndërkaq ai njihej si konsumues i lëndëve narkotike