Një vajzë 16-vjeçare u transportua pa ndjenja në Spitalin e Fëmijëve Hagia Sophia në Athinë nga nëna e saj pak para orës 21:00 të së shtunës mbrëma.
Mëgjithë përpjekjet e mjekëve për ta rikthyer në jetë, 16-vjeçarja nuk arriti dot t’ia dilte të mbijetonte.
Si pjesë e përpjekjeve, u mor dhe një mostër e njollosjes nazofaringeale (ekzaminimi molekular), e cila tregoi se vajza ishte pozitive për koronavirusin.
Nëna filipinase u tha mjekëve se fëmija kishte pasur diarre dhe të vjella të hënën dhe të martën e kaluar, ndërsa nga e mërkura ajo filloi të ndjente dhimbje gjoksi.
Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen përmes ekzaminimit mjekoligjor që po kryhet. Paraprakisht vlerësohet se infeksioni Covid19 ndikoi në funksionin e zemrës së vajzës.
Babai i 16-vjeçares fatkeqe kishte humbur jetën një vit më parë nga sëmundja e zemrës.
Njësia e Infeksionit në Hagia Sophia aktualisht po trajton gjithsej 12 fëmijë të moshave të ndryshme deri në moshën 15 vjeç, duke përfshirë dy të sapolindur nga një nën pozitive.
Jetët e asnjërit prej tyre nuk janë në rrezik. Javët e fundit, në kulmin e valës së tretë, ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të infektuar me koronavirus, ndërsa në muajt e mëparshëm numri i fëmijëve të trajtuar në njësinë Covid ishte zakonisht dy deri në tre.
Të gjithë mjekët që punojnë dhe infermierët që u përpoqën të rikthejnë në jetë vajzën 16-vjeçare janë tani në karantinë.