Sot po mbahet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Pjesë nga seanca:
Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?
Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.
Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.
Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.
Avokatja: Ku e takove Herikun?
Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.
Avokatja: Sa qëndruat aty?
Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.
Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.
Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?
Dumani: Covid19.
Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?
Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.
Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.
Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.
Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.
Avokatja: Çfarë beri atë ditë?
Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.
Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?
Dumani: Nuk më kujtohet.
Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?
Dumani: Jo, nuk kam pasur.
Avokatja: Po konflikt fizik?
Dumani: Asnjëherë.
Avokatja: Kur vendose ta vrisje?
Dumani: Kur kam foli me Erion Alibeajn.
Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?
Dumani: Asnjëherë.
