Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar që të nisë procedim penal për anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Alban Toro.
Toro akuzohet se është zgjedhur anëtar i KLGJ-së, ku ka pasur në dorë vendime të rëndësishme duke falsifikuar dokumentet, dhe në këtë mënyrë duke gënjyer Kuvendin.
Hetimi për Toron nisi pas një kallëzimi të bërë në SPAK nga avokati Ndue Pjetra, sipas të cilit anëtari i KLGJ-së ishte zgjedhur në këtë pozicion në kundërshtim me ligjin, pasi për këtë pozicion duhet të ketë të paktën 15 vite eksperiencë si jurisit dhe 10 vite pune si avokat, pa ndërprerje.
“Toro gënjeu për punën e tij si avokat. Ai e ka pezulluar në 2010-ën punën si avokat. Ky person, Alban Toto ka paraqitur dokumentet në Kuvendin dhe i ka munguar një dokument, që është një dokument nga Tatimet për pa-ndërprerje nga puna. Në vitin 2012 ka pezulluar punën Alban Toro si avokat. Për zgjedhjen në KLGJ duhen mbi 10 vite punë si avokat”, u shpreh asokohe Pjetra.
Mbetet për tu parë tashmë nëse ky procedim nga ana e GJKKO do të bërë që Toro të shkarkohet nga pozicioni që mban në KLGJ.