Personi që shihni në foton e mëposhtme është Romeo Laze, 41-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit anti-drogë në Sarandë ditën e djeshme, ku u zbulua një garazh i përshtatur si laborator kokaine.
Laze është pronari i garazhit në të cilin u sejuestruan 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij B. Ç., 26 vjeç. Të dy këta persona dyshohet se furnizonin me kokainë zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.
Po kush është Romeo Laze:
41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. Ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë.