Deputeti Pandeli Majko ka ironizuar opozitën këtë të enjte në Parlament. 

Majko: Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit.

Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile? Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna.

Top Channel